
Postuar: Shkurt 1, 2025 | 11:13
Ndeshjet e dyta të vlefshme për edicionin e 16-të të Kupës së Shqipërisë në futboll për vajza do të luhen këtë të shtunë dhe të diel.
Pas fitores 2-0 me Partizanin në grupin A, Gramshi do të luajë takimin e dytë në transfertë ndaj Apolonisë sot në orën 13:00. Në grupin B, Kinostudio do të përballet me skuadrën e Egnatias, sfidë që do të zhvillohet të dielën në orën 12:30.
Po të dielën do të zhvillohet edhe takimi Teuta–Tirana, përballja e planifikuar që të nisë në ora 15:30. Sipas skemës, në fazën gjysmëfinale do të kalojnë ekipet e renditura në vendin e parë të çdo grupi dhe ekipi më i mirë i renditur në vendin e dytë.
Deri më tani, Gramshi, Kinostudio dhe Tirana kryesojnë në grupet respektive pas ndeshjeve të para në Kupë.
PANORAMASPORT.AL
