
Postuar: Janar 28, 2025 | 16:49
“Ninotët” (statujat) e para të festës tradicionale të “Fallas” (Fajas që përkojnë me largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës dhe zhvillohen në Valencia) kanë mbërritur në ekspozitën tradicionale Ninot në “Qytetin e Arteve dhe Shkencave” të Valencias.
Një nga protagonistët kryesorë të këtyre kukullave që satirizojnë situatat aktuale apo sjelljet sociale ka qenë lojtari i Realit të Madridit, Vinicius.
Kukulla e tij nga “Falla Pintor Goya-Brazil” nuk ka kaluar pa u vënë re me mbërritjen e saj në ekspozitë, e cila do të hapë dyert për publikun më 31 janar. Artisti Viktor Navarro, donte t’ia kushtonte figurën e tij kryesore figurës së një prej futbollistëve më të mirë në botë.
Në të, autori i kësaj kukulle përfaqëson Vinicius me fanellat e Brazilit dhe Realit dhe në dorë mban “Cagalló d’Or” që në fjalorin Valencian përfaqëson jashtëqitjen e deleve dhe dhive, apo personifikon edhe frikën.
PANORAMASPORT.AL
