FORMULA 1/ Sainz lider, MekLaren tremb me ritmin e garës


Formula 1 ka mbyllur dje ditën e dytë të testeve në Bahrejn. Në sesionin e mëngjesit udhëhoqi Luis Hamilton, por nuk ishte britaniku i Ferrarit piloti që fiksoi kohën më të shpejtë. Në sesionin e pasdites, kreun e mori Karlos Sainz.

sainz

Ish-ferraristi, tashmë pjesë e Uilliams, e ndali kronometrin në kohën 1.29.348. Pas spanjollit, u renditën dy makinat “kokëkuqe”, Hamilton (+0.031) dhe Sharl Lëklerk (+0.083). Dyshja e Mercedesit, Xhorxh Rasëll dhe Kimi Antoneli, plotësuan pesëshen e parë.

Me skuadrat e tjera që ishin fokusuar në xhiron teke dhe në simulimin me ngarkesë të lartë karburanti, MekLaren zhvilloi prova të vërteta për ritëm gare, si gjatë paradites me Oskar Piastrin, gjithashtu edhe pasdite me Lando Norrisin, teksa ky i fundit “u fsheh” në xhiron teke. Megjithatë ishin pikërisht kohët e nën-kampionit të botës ato që kanë trembur konkurrencën, duke e bërë MekLarenin, makinën që ka impresionuar më shumë në këto dy testesh në Sakhir.

Në formë të mirë ishte edhe Ferrari, teksa u shfaq menjëherë i shpejtë dhe i balancuar në kthesa. Kjo u pa qartë dje edhe me rritjen e Luis Hamilton, i cili ishte në vështirësi në ditën e parë. “Deri tani gjithçka ka shkuar shkëlqyeshëm. Makina po më pëlqen shumë. Jam ende në një fazë mësimi dhe çdo ditë po bëj hapa të vegjël për tu përmirësuar”, u shpreh shtatë herë kampionit të botës në F1. Hamilton do të xhirojë sërish edhe ditën e sotme në sesionin e pasdites, ndërsa gjatë paradites radhën do ta ketë Lëklerk.

Edhe monegasku ka të njëjtat përshtypje pozitive si shoku i skuadrës për makinën SF-25: “Ndjesitë deri tani janë shumë të mira”, deklaroi Lëklerk. Kështu dy ditët e para të testeve kanë treguar një Ferrari të balancuar dhe me rezultate të mira në xhiron teke, ndërsa për momentin është MekLaren makina me ritmin më të mirë për garën. Indikacione të tjera priten nga dita e tretë, të cilat do t’i zbulojmë sot. Një ditë që nuk do të shohë në pistë Karlos Sanzin, pasi spanjoll e ka mbyllur programin e tij dhe vendin e tij do ta marrë Alesandër Albon. Gjithashtu do të rikthehet në pistë edhe kampioni në fuqi i botës, Maks Vershtapen.

Screenshot 2025-02-28 171726

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link