Forma fantastike e mbrojtësit të Kombëtares, Ardian Ismajli piketohet nga Gallatasarai


Postuar: Shkurt 3, 2025 | 12:09

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli po tregon një formë fantastike me Empolin në Serinë A.ismajliAi dëshmoi aftësitë edhe njëherë tjetër, në ndeshjen kundër Juventusit. Për aq kohë sa ishte një lojë, e futi “në xhep” Kolo Muanin dhe nuk mund të bënte asgjë. Por në momentin që Ismajli u largua për një dëmtim atëherë Juventusi mori një fitore me përmbysje.

Eksperti i merkatos, Niko Shkira shkruan se Gallatasarai është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit kuqezi, kontrata e të cilit skadon në qershor me Empolin.

 

Mbetet për t’u parë se kur do të jetë oferta dhe nëse klubi i Serisë A do të pranojë të largohet lideri i mbrojtjes ose jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link