Flakë dhe shtëllunga tymi, përfshihet nga zjarri një kompleks banimi te “Komuna e Parisit”


Një apartament banimi te “Komuna e Parisit” është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te banorët. Zjarri ka rënë te kompleksi “Kika 2”.

Në pamje duken flakët dhe shtëllungat e tymit që dalin nga banesa. Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që banorët e kompleksit janë evakuuar.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë në paketën elektrike. Në vendin e ngjarjes nuk duket ende shërbimi zjarrfikës.



Source link