Festimet për 17 vjetorin e pavarësisë, Mehmeti: Mungesa e lidershipit shqiptar nuk është shenjë e mirë


Në një lidhje skype nga Kosova, gazetari Faton Mehmeti është shprehur për FaxNews se ky 17 vjetor i ke pavaresise e ka gjetur Kosovën pa një qeveri të re.

Sipas tij për momentin ndërkombëtarët si faktor të qëndrueshëm shikojnë vetëm presidenten Vjosa Osmani.

“Ky 17 vjetor e ka gjetur vendin në mes të thashethemeve për krijimin e qeverisë që akoma nuk ka asnjë mundësi deri më tani. Deri më tani mundësia është e njëjta formulë si për partinë e opozitës ashtu edhe për atë që është në pushtet.  Realisht sa i përket faktorit ndërkombetar nuk qëndron në një poIcion shumë të mirë por edhe shumë keq jo pasi kujtojmë edhe mesazhet e urimet në këtë ditë sic është presidenti Trump. Kosova me presidenten Vjosa në krye po jep dhe atë imazhin e qëndrueshmërisë ndërsa opozita vetëm e ka sulmuar qeverinë për prishjen e marrëdhënieve me SHBA gjë që është kundërshtuar bga kryeministri Kurti”, ka thënë ai.

Sa i përket festimeve ai është shprehur se këtë vit ajo që është vënë re ka qenë edhe mungesa e lidërve shqiptarë pasi nuk ishin pjesë as presidenti Bajram Begaj e as kryeministri Edi Rama.

“Festimet krahasim me vitin e kaluar ka pasur më pak personalitete në ceremoni nëse vitin tjetër ishte presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj këtë vit nuk kishte prani të krerëve shqiptarë në ceremoni. Ato është dashur që të jenë por edhe qytetarët e thjeshtë e kanë përmendur se pse kryeministri Rama,presidenti Begaj dhe lideri i opozitës nuk kanë qenë pjesë por  duket se problemet me SPAK duket se kanë qenë të trazuara më shumë duke bërë e sjellë edhe mungesën e tyre në ceremoni”, ka thënë ai.



Source link