
Postuar: Janar 15, 2025 | 14:58
Jyrgen Klop ka premtuar se do të organizojë një festë të madhe në kopsht për të gjithë ishkolegët e tij të Liverpulit nëse Mançester Sitit i hiqen titujt.
Liverpuli u shpall kampion 5 vite më parë, por u rendit i dyti me 97 pikë në 2019 dhe 93 pikë në 2022 dhe nëse Siti shpallet fajtor pasi po hetohet për shkeljet financiare nga Premier Liga gjatë kësaj periudhe, atëherë ish-trajneri i “Reds”-ave e ka shumë të qartë se çfarë do të bëjë:
“Ne patëm këtë diskutim kur unë u largova. Nëse do të ndodhte, unë u thashë njerëzve atje ‘kush do të vijë, thjesht të prenotojë një biletë në Majorka dhe unë do t’ju blej birrat. Do të bëjmë një festë në kopshtin tim’”.
PANORAMASPORT.AL
