
Sali Berisha: I bën thirrje FBI të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë.
Ftoj Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju nga mëngjesi në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare që nxijnë imazhin e Shqipërisë. Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto, as edhe një fjalë. Garantoj qytetarët shqiptarë së një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do të bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin më të merituar ligjor.