
Simone Inzagi shpresonte se paraqitja e dobët e Çalhanoglusë në derbi ishte thjesht një rastësi.
Turku sapo ishte kthyer nga lëndimi dhe gjendja e tij sportive ishte ende larg asaj së mëparshmes dhe kishte ndjesinë se mund të ishte thjesht një problem fizik. Një ritëm që mund të rikthehet duke rifituar besimin dhe mbi të gjitha minutat e lojës. Në vend të kësaj, performanca e Firences konfirmoi se tek Interi ka një problem që quhet Çalhanoglu. Ka një version para dhe një tjetër pas lëndimit të turkut.
NOTA- Një ndeshje për 4.5, ajo e Firences, e luajtur në mënyrë diskrete në fillim, përpara se të “zhdukej” nga fusha. Çalha i parë ishte vendimtar, në qendër të lojës së zikaltërve, protagonist. Sigurisht, më pak gjithëpërfshirës se sezoni i kaluar, në të cilin ai kreu vazhdimisht një performancë të lartë, por ende qendror për balancat e ekipit të Interit. Megjithatë, nga Superkupa Arabe e tutje, Çalhanogluja është kthyer në një problem për Interin.
KTHESA- Lëndim pas pak më shumë se gjysmë ore në derbin final kundër Milanit, i treti i sezonit, e më pas 6 ndeshje të tjera të humbura (10 në total) sollën një rikthim si në makthe për turkun. Pra, makthi i rikuperimit për Inzagin vazhdon dhe në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që, përveç gjendjes së tij, mund të jetë edhe një problem mendor. Asnjë zikaltër nuk doli “i larë” nga ndeshja jashtë fushe në Franki: zero pasime nga Zommer te Lautaro, zero gola të shënuar, tre të pësuar. Rezultati i performancës së ekipit kërkohet të fshihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në vetëm 3 ditë Interi do të gjejë menjëherë mundësinë e shpengimit kundër Fiorentinës, këtë herë në San Siro, por, a ia vlen të rinovohet besimi te Çalhanoglu duke i dhënë çelësat e mesfushës? Duke parë dy paraqitjet e fundit të turkut, ka disa dyshime.
PAS DËMTIMIT- Hakan bëri gjithçka për të qenë titullar në derbin e së dielës së kaluar. Misioni u krye me sukses, sepse e nisi nga minuta e parë, por fusha tha se do të ishte më mirë të shmangej. I ngadaltë, jo shumë agresiv, jo një “playmaker”, i gllabëruar nga Abrahami kur kuqezinjtë rikuperuan topin që çoi në epërsinë e Milanit. Në sfidën e prapambetur ndaj Fiorentinën, Inzagi rinovoi besimin tek ai, duke menduar se problemi lidhej vetëm me një ngërç fizik që duhej rifituar. Dhe në vend të kësaj, trajneri zikaltër mori përgjigje të tmerrshme. Tashmë ka filluar puna për të gjetur Çalhanoglun e vërtetë, që Interit po i mungon shumë.
PANORAMASPORT.AL
