Është sekuestruar një autobus me targa të Kosovës


Dretoria doganore ka sekuestruar një autobus me targa të Kosovës, i cili ka bartur rregullisht udhëtarë në linjën Stamboll-Prishtinë është konstruktuar, përshtatur dhe personalizuar posaçërisht për qëllime të fshehjes së mallit. Rasti është zbuluar nga doganierët në hyrje të vendit në pikën kufitare Deve Bair

 

“Gjatë kontrollit në pjesën e hapsirës së bagazhit të autobusit, në pjesën e sipërme duke hequr vidhat në një dërrasë druri, u zbulua një hapësirë ​​që nuk ishte e fabrikuar dhe ishte zgjatur me 10 cm në të gjithë gjatësinë e bagazhit të autobusit, e cila përfaqëson një ndarje (bunker) të punuar posaçërisht. Autobusi është sekuestruar, ndërsa kundër shoferit të autobusit, shtetas i Kosovës, për shkelje të rregullave doganore do të bëhet kallëzim përkatës në gjykatën kompetente”, informuan sot nga Drejtoria doganore.

Janë sekuestruar mbi 500 veshje me firmën e markave të famshme Ralf Loren dhe Lakoste për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në një rast tjetër janë sekuestruar 75 komplete tuta me marka të mbrojtura tregtare dhe janë gjetur në kamion me targa të Turqisë, i ngarkuar me mall me origjinë nga Turqia të destinuara për importues nga Kosova. Akti i shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale është zbuluar nga doganierët në hyrje të vendit në pikën kufitare Dojran.

Një foto aparat SONY A7III me objektiv SONY FE24 MM F1.8GM dhe një kompjuter video-lojë AORUS, në vlerë të përgjithshme prej 345 mijë denarë, janë gjetur në sediljen e pasme të veturës me targa të Maqedonisë me të cilën një shtetas i Maqedonisë ka aplikuar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc. Personi ka dashur t’i fusë në vend pa paguar detyrime në shumë prej 57 mijë denarë. Ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Në vendkalimin kufitar Novosellë, është zbuluar edhe një raste tjetër i kontrabandimit kur një shtetas i Maqedonisë në kamion me targa norvegjeze ka dashur të kontrabandojë katër dizanë alumini dhe një palë fenerë për një kamion.



Source link