Është rol i ri për mua, më ra të jem sulmues


Postuar: Shkurt 5, 2025 | 16:22

Serxho Ujka i hapi rrugë fitores së Egnatias në transfertën e Bylisit. Rrogozhinasit fituan 1-3, ndërsa sfida ishte e para për çerefkinalen e Kupës së Shqipërisë.

Screenshot 2025-02-05 162211

Pas ndeshjes foli pikërisht Ujka.

“Është rol i ri, këtë ndeshje më ra ta bëj, por është rol futbolli. Çdo futbollist di ta bëjë në sulm, për mua është ok dhe shënova golin. Nuk ka asnjë problem. Çfarë kërkon trajneri mund ta bëj.

Na munguan 3 sulmuesa sot për virozë, po të ishin ato nuk do e bëja, por besoj ia shpërbleva trajnerit.

Statistikat janë një numër, e mira është të fitojë ekipi, të shkojmë te objektivat, po fitoi ekipi do i bëjmë statistikat, por do flasim në fund të kampionatit”, u shpreh Ujka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link