“Është lider i padiskutueshëm”, ish-lojtari i Rubinit ngre në qiell Mirlind Dakun

#image_title


Postuar: Janar 1, 2025 | 14:10

Mirlind Daku është shndërruar në një lider absolut te skuadra e Rubin Kazanit në Rusi. . Sulmuesi shqiptar ka marrë vlerësime edhe nga ish-lojtari, i Rubinit, Vladimit Granat. Ky i fundit nuk i ka kursyer elozhet për Dakun në një prononcim të dhënë për “RB Sport” duke u shprehur: 

dakuuu

“Sigurisht, Mirlind Daku është lojtari më i mirë i Rubinit, duke u bazuar në rezultatet e 2024-s. Nuk ka fare pyetje këtu! Shqiptari është lideri i padiskutueshëm i ekipit. I gjithë sulmi i Kazanit është i bazuar te Mirlindi. Rubini me Dakun dhe Rubini pa Dakun janë dy ekipe të ndryshme”, ka thënë Vladimir Granati. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link