
Nënpresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ftuar në studion e FaxNews me gazetarin Albi Rakip ka folur në lidhje me reagimet e Veliajt përsa i përket institucionit të drejtësisë.
Sipas Xhixhos Veliaj ndodhet në burg nga një denoncim anonim dhe jo nga aferat e mëdha korruptive.
LEXO EDHE :Xhixho: Arrestimi i Veliajt i vonuar, nuk u morën parasysh akuzat për megaaferat e mëdha
“Gjithë ky proces dhe drejtësia është parë që është përdorur kundër kundërshtarëve politikë ndaj Berishës e Metës. Veliaj ndodhet në burg nga një denoncim anonin dhe nuk është as nga PD as nga PL, pasi dosjet e dërguara nga ne janë me firma. Veliaj se pse ndodhet në burg përgjigjen duhet që t’ja kërkojë Edi Ramës. Kur ishin personazhet e opozitës nuk kishte asnjë reagim, por që tani kryeministri del dhe flet se është një drejtësi e kapur nga opozita. Në SPAK është edhe një dosje që del se kryeministri është i përfshirë.
Ky kryeministrër që duhet që të kishte dhënë sa më parë dorëheqjen në vend që ta shkarkojë e mban sërish në detyre dhe në detyre për momentin është Edi Rama i cili bën mbledhje të përditshme në kundërshtim me ligjin pasi është këshilli bashkiak ai që bën mbledhje dhe përcakton të deleguarin. Tashmë postin e kryebashkiakut e ka marrë kryeministri, i cili orkestroi edhe protestë e administratës në SPAK ku nuk kishte as polic siç ndodh në protestat e opozitës”, ka thënë Xhixho.
Sipas nënpresidentes së PL tashmë qeveria është në ditët e saj të fundit ndërsa opozita ndodhet drejt fitores së zgjedhjeve të 11 Majit.
“Kjo qeveri ka rënë, ky kryeministër nuk ka më as moral as integritet asnjëlloj beseshmërie ai dhe e gjithë banda e tij e kriminalizuar padyshim që do të ndëshkohen me 11 Maj, për të ndaluar padyshim shpopullimin”, është shprehur ajo.