Erdhi si pasues i Matondos, mesfushori i Partizanit larg pritshmërive


Postuar: Janar 30, 2025 | 22:39

Jozef Mintongo erdhi te Partizani në janar nga Kameruni me formulën e huazimit me të drejtë blerje deri në fund të sezonit.

450051789_899252652244055_1970933610393714117_n-750x600

Te Partizani negociuan gjatë për ta afruar, sepse mendonin se do të ishte një lojtar i ngjashëm me Matondon, por duket se nuhatja i zhgënjeu. Mintongo nuk arriti në asnjë moment të fitojë besimin e trajnerit Veselinoviç, që nuk e ka përfshirë në ndeshje dhe e ka shndërruar në një lojtar të vlefshëm vetëm për Partizanin B, që militon në Kategorinë e Tretë.

Mintongo nuk ka debutuar ende në ndeshje zyrtare me Partizanin dhe me shumë mundësi nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen. Ai vijon të jetë pjesë e Partizanit B, ku luan rregullisht, dhe nuk llogaritet aspak në mesfushë, pavarësisht se opsionet në këtë repart janë të pakta. Gjasat janë që në verë Partizani të mos paguajë klauzolën e blerjes së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline









Source link