EKSKLUZIVE/ Të kuqtë e kanë seriozisht, derbi Partizani-Tirana pritet në “Arenën e Demave”


Postuar: Janar 31, 2025 | 9:29

Në axhendë janë dy transferta me Laçin, por Partizani po mendon edhe për derbin e radhës kundër Tiranës.partizanKjo ndeshje është skeduluar për tu luajtur më 9 shkurt në orën 20:00. Ajo çka bie në sy është fakti se ende nuk është përcaktuar stadiumi dhe “Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit të kuq se ka shanse të mëdha që kjo sfidë të luhet në stadiumin “Arena e Demave”.

Nisur edhe nga ulja e kërkesës për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër, drejtuesit e kuq po e mendojnë shumë seriozisht mundësinë e të luajturit të derbit në stadiumin e tyre, që ka një kapacitet maksimal prej 4 mijë ulësesh. Kjo dëshirë e tyre nuk vjen nga hiçi, pasi edhe Federata nuk është e kënaqur nga gjendja aktuale e fushës së stadiumit “Air Albania” dhe kërkon t’i japë një pauzë këtij impianti për të punuar në përmirësimin e terrenit të blertë.

Edhe në kalendarin e faqes zyrtare të FSHF-së ndeshja Partizani-Tirana për javën e 24-t ka të shënuar “Arenën e Demave” si stadiumin që do të presë ndeshjen. I vetmi detaj që e mban ende të hapur një përqindje dyshimi është problemi i menaxhimit të tifozërive, pasi në zonën ku ndodhet stadiumi nuk ka shumë opsione daljeje dhe mund të ketë përplasje të dhunshme. Gjithashtu, në rast se luhet në “Arenën e Demave”, tifozeria bardheblu pritet të ketë një numër prej vetëm afro 500 të pranishmish.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link