EKSKLUZIVE/ Rashica shitet në Ukrainë te skuadra që bleu edhe Kristian Mba, ja sa përfiton Skënderbeu


Postuar: Janar 20, 2025 | 9:12

Ermir Rashica do të kryej në orët e ardhshme vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për klubin e ri, Metalist Kharkiv.

rashica

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, sulmuesi kosovar është shitur tashmë nga Skënderbeu në klubin ukrainas dhe dje kundër Vllaznisë ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën bardhekuqe.

20-vjeçari luajti me korçarët për një sezon e gjysmë, ndërsa në kampionatin aktual, ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 7 gola në 20 ndeshje të aktivizuara. “Panorama Sport” zbulon se transferimi i tij në Ukrainë shkon mbi 800 mijë euro, me Skënderbeun që përfiton kështu një shumë të majme nga shitja e kosovarit.

Te Metalisti është transferuar gjithashtu edhe sulmuesi Nigerian, Kristian Mba, i cili u shit nga Partizani për 500 mijë euro. Tashmë ukrainasit do të bazohen në sulm te dyshja që vjen nga Superiorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link