
Postuar: Shkurt 1, 2025 | 8:24
Sulmuesi Dejvid Kapllani është rikthyer te Teuta në orët e fundit të merkatos.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se durrsaku ka lënë Besën e Pejës për t’u kthyer në shtëpi. Ndërkohë, Antonio Marku luajti dje ndeshjen e fundit me Teutën, së cilës i ka dhënë lamtumirën.
Mbrojtësi shkodran ka rënë dakord me klubin durrsak për ndërprerjen e kontratës dhe pritet që ta vazhdojë karrierën në Kosovë te Drenica.
PANORAMASPORT.AL
