
Postuar: Janar 25, 2025 | 0:05
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i ka dhënë të drejtë klubit të Dinamos në lidhje me gjyqin me Tiranën për çështjen e futbollistit Jordi Jaku, i cili së fundi është shitur te Bolonja në Itali.Mesfushori lezhjan ka qenë pjesë e Dinamos para se të kalonte te Tirana dhe kjo e fundit ka një detyrim për të shlyer në lidhje me taksën e formimit. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për një detyrim financiar, që shkon më shumë se 25 milionë lekë (të vjetër). Dhe pas vendimit të fundit të Disiplinës, Dinamo duhet të likuidohet nga Tirana brenda 30 ditësh.
Në vendimin e Komisionit të Disiplinës shkruhet: “Pranimin e kërkesës së kërkuesit FC Dinamo City sh.a. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr.9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, i jepet një afat paralajmërues prej 30 ditësh për të ekzekutuar vendimin”.
Jaku iu bashkua Dinamos në vitin 2022 dhe luajti 5 ndeshje me fanellën e saj.
PANORAMASPORT.AL
