EKSKLUZIVE/ “Boshatisën” Partizanin, ukrainasit duan edhe Dodajn e Vllaznisë. Ja prapaskenat me 19-vjeçarin


Postuar: Janar 14, 2025 | 9:34

Një tjetër lojtar i shquar i Kategorisë Superiore është drejt shitjes në Ukrainë. Pasi zbrazën Partizanin, skuadrat ukrainase kanë drejtuar shënjestrën te Vllaznia, ku i pikasuri mësohet të jetë i riu Kevin Dodaj.dodaj19-vjeçari në këtë sezon ka bërë paraqitje mbresëlënëse, duke ngjallur interesin e Kolos Kovalivka, klubi që arriti të transferojë mesfushorin më të fortë të Superiores, Arinaldo Rrapaj.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ukrainasit kanë informuar Vllazninë për interesin ndaj lojtarit dhe po përgatisin një ofertë për kuqeblutë. Shifra e operacionit flitet të variojë në 250-300 mijë euro, me Vllazninë, që nuk pritet të bëjë rezistencë të fortë, nisur nga gjendja jo fort e shëndetshme ekonomike klubi ndodhet në kohët e fundit.

Dodaj luan si sulmues i majtë, ku ka spikatur dhe ka arritur të ndihmojë skuadrën me gola e asiste në momente vendimtare. Në 19 zbritje në fushë, i riu ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 2 asiste. Në grumbullimin e fundit të Shpresave, i riu u ftua nga trajneri Alban Bushi. Me këtë kalim ai do të synojë arena akoma më të mëdha të futbollit europian në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link