E mrekullueshme, triumfuam kundër më të mirëve në botë – Telegrafi


Arsenali fitoi Superkupën e Anglisë pas një finale spektakolare kundër Manchester Cityt.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ku Topçinjtë shënuan në sekondën e fundit të lojës, duke i dërguar dy skuadrat në penallti.


Londinezët fituan penalltinë më të mirë me rezultat 11:1.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se ishte një ndjenjë e mrekullueshme të fitosh një trofe kundër skuadrës më të mirë në botë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk ka asgjë më të mirë se të fitosh një titull në Wembley kundër skuadrës më të mirë në botë. Sidomos mënyra se si ia dolëm.”

“Ne patëm raste të shkëlqyera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam ato. Nuk e dinim se si mund të kishte përfunduar ndeshja.”

“Megjithatë, morëm vendimet e duhura, gjetëm momentin e duhur dhe ishim aq të sigurt sa arritëm të barazojmë fillimisht dhe më pas të fitonim me penallti. Sot treguam qëndrueshmëri dhe luftuam”, tha Arteta.

Arsenali arriti të fitojë sërish kundër Cityt pas tre vitesh, teksa londinezët triumfuan për herë të fundit ndaj kampionëve të Evropës në FA Cup më 18 korrik 2020. /Telegrafi/