E konfirmon Guardiola, kapiteni i Sitit largohet nga klubi pas 7 viteve


Postuar: Janar 11, 2025 | 22:31

Kapiteni i Mançester Sitit, Kajl Uoker, ka vendosur të largohet, dhe pse kishte kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Screenshot 2025-01-11 223027

Këtë e ka konfirmuar dhe Guardiola, pas ndeshjes që Siti fitoi 8 me 0 në Kupën FA kundër Salford. Tekniku spanjoll nuk e kishte të gatshëm kapiteni Kajl Uokër.

“Dy ditë më parë Kajl kërkoi të shikonte mundësinë për të luajtur jashtë. Ai shkoi te drejtori. Për këtë arsye preferoj të aktivizoj lojtarë që e kanë mendjen këtu”, u shpreh Guardiola.

Kështu pritet të shihet ku do të jetë aventura e radhës për mbrojtësin, që është pjesë e Sitit prej vitit 2017.

Screenshot 2025-01-11 222839

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link