E ÇUDITSHME: VLEN-i thotë se po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga Bllaca, Emin Bajrami nuk do të ishte arrestuar!


Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit. Kështu thonë nga koalicioni VLEN, ndërsa arrestimin e shtetasit të Kosovës, 55-vjeçarit Emin Bajrami në Bllacë të premten pasdite, e lidhin me arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga kufiri i Bllacës.

Ndryshe, Emin Bajrami u ndalua dhe është dërguar tashmë në paraburgim ekstradues pas një fletarresti kundër tij të ngritur nga Interpoli serb. Dy ditë pas arrestimit, asnjë institucion, por as zyrtarë tjetlr shtetëror nuk ka dalë dhe të sqarojë se për çfarë konkretishf bëhet fjalë.
Hesht Ministria e Punëve të Brendshme, heshtë edhe Ministria e Drejtësisë. Heshtin edhe zyrtarët e VLEN-it.

Njoftimi i plotë i koalicionit VLEN:

Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve.

Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit.



Source link