E bujshme/ Nejmar dëshiron rikthimin në Barcelonë, drejtuesit e klubit kontaktojnë me agjentët e brazilianit


Postuar: Shkurt 28, 2025 | 13:49

Sulmuesi brazilian Nejrmar u ​​rikthye zyrtarisht te Santos rreth një muaj më parë dhe nuk iu desh shumë kohë për të bërë bujë në kampionatin brazilian (2 gola dhe 3 asiste deri më tani, përfshirë një gol olimpik) dhe në klubin që i dha mundësinë jo vetëm të bënte hapin e madh drejt Europës, te Barcelona, ​​por edhe të niste nga e para pas një kapitulli të dështuar në Arabinë Saudite.nejmarMegjithatë, koha e tij te Santos mund të mos zgjasë shumë. Sipas The Athletic, 33-vjeçari ka ambicie për t’u rikthyer në Barcelonë dhe klubi katalanas po shqyrton gjithashtu mundësitë

Nuk është e gjitha tym në ajër sepse, sipas raportimeve, drejtuesit e klubit blaugrana dhe ndërmjetësit e Nejmarit janë në kontakt për të kuptuar nëse ky rikthim i bujshëm mund të materializohet vërtet.

Çelësi- Gjithçka do të varet nga gjendja fizike dhe performanca e brazilianit gjatë kohës së tij te Santos. Me Kupën e Botës 2026 në horizont dhe mundësinë për të luajtur në një Camp Nou të rinovuar, në verë ai do të jetë një lojtar i lirë dhe për këtë arsye mund të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link