E BUJSHME/ Klubi i Premier Ligës bën gati 120 milionë euro për transferimin e Lautaro Martinez


Postuar: Shkurt 6, 2025 | 18:43

Një lajm i bujshëm është shpërndarë sot në mediat spanjolle. Klubi i Arsenalit ka vënë në shënjestër Lautaro Martinezin dhe ka bërë gati një ofertë që do të bëhet në verë për sulmuesin argjentinas të Interit.

Lautaro-Martinez-Inter-Milan-Captain-4

Sipas “Fichajes.net”, Arsenali është gati të shpenzojë deri në 120 milionë euro për të siguruar kartonin e sulmuesit i cili është lideri absolut i zikaltërve. Ky padyshim do të ishte investim shumë i rëndësishëm, pasi do të shënonte rekordin e blerjeve për “topçinjtë”, por edhe të shitjeve për zikaltrit.

Bëhet e ditur se Arteta e sheh si sulmuesin si emrin e duhur për lojën e skuadrës së tij, ndaj po shtyn klubin drejt ofertës që vështirë se do refuzohet nga Interi, ndonëse një lojtar i tillë është e vështirë të zëvendësohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link