E akuzuan ca shqiptarë bashkë me VMRO-në dhe ZNAM-in, ambasadori Meidani: Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet!


Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet. Kështu mes tjerash i është përgjigjur ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani, zërave se po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, i akuzuar nga VMRO dhe ZNAM-i, por edhe nga disa disa figura shqiptare të cilët të porositur nga krerët e VLEN-it, si në korr, akuzuan ambasadorin shqiptar njëjtë sikurse akuzoi pala maqedonase

 

Në ndërkohë, i vetmi nga VLEN-i që mbrojti ambasadorin Meidani nga sulmet e orkestruara është zëvendëskryeministri Arben Fetai. Në në postim në Facebook, Fetai tha se ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, është bërë shënjestër e sulmeve nga ata që shqetësohen nga puna e tij e pandalshme dhe vizioni i tij i qartë.

“Për herë të parë, kemi një ambasador shqiptar që jo vetëm se e din saktësisht çfarë bën, por që e bën më së miri, me profesionalizëm të lartë dhe një qasje që imponon respekt.

Denion Meidani është një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, i lvlerësuar në qarqet më të larta diplomatike. Ai nuk është thjesht një përfaqësues i Shqipërisë, por një figurë që me dinamizmin dhe vendosmërinë e tij po vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare.

Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon”, shkroi zëvendëskryeministri Fetai.

Reagimi i plotë i ambasadorit Meidani:

Fjalët kalojnë, puna mbetet. Vizioni nuk tronditet nga zhurma – vetëm forcohet.
Përkushtimi im mbetet i palëkundur: të përfaqësoj Shqipërinë 🇦🇱me dinjitet.

Përpara, me të njëjtin ritëm!



Source link