
Postuar: Janar 25, 2025 | 22:50
Rei Manaj është rikthyer në superformë si dikur. Sulmuesi shqiptar i ka bërë të gjitha sot në ndeshjen Sivaspor-Kajsespor të përfunduar në shifrat 5-2.
Lushnjari ishte padyshim lojtari i ndeshjes, teksa shënoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste. Manaj u vlerësua me notën 9.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Ndër të tjera ai fitoi 4 nga 5 duelet ajrore me kundërshtarët, si dhe 2 driblime të sakta. Gjatë gjithë ndeshjes ai e preku 39 herë topin.
Në këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje në kampionat, si dhe 2 asiste.
PANORAMASPORT.AL
VIDEO/ Dygolësh dhe 2 asiste, Rei Manaj i papërmbajtshëm me Sivasporin në Turqi
