Do të ketë homazhe në stadium, Vllaznia nderon legjendën Sabah Bizi


Postuar: Janar 16, 2025 | 17:50

Futbolli shqiptar është sot në zi, pasi u nda nga jeta Sabah Bizi. Ish-lojtari i shquar i Vllaznisë dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Screenshot 2025-01-16 174925

Për këtë Vllaznia ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, do të ketë homazhe në stadiumin “Loro Boriçi”.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër në nderim të ish-futbollistit të madh, “Nderi i Kombit” Sabah Bizi, të ndarë nga jeta ditën e sotme do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:00”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline









Source link