Ditë aksidentesh në Shkodër, tre persona humbin jetën


Në Shkodër janë regjistruar tre aksidente me pasojë vdekje.

Policia bën me dije se një makinë me drejtues Klevis Dukën ka përplasur për vdekje  në aksin rrugor Shkodër-Koplik të moshuarin Burhan Triepshi 84 vjeç.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku drejtuesja e mjetit Elda Molika ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Sait Rraboshta.

Aksidenti i tretë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku shoferja Ledina Bushataj duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur  motomjetin me drejtues  shtetasin K. Xhaka, 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia e Shkodrës bën me dije se ka arrestuar drejtuesit e mjeteve që shkaktuan aksidentet me vdekje.



Source link