Dita e Ligatinave – 13,000 shpendë ujorë dimërues më shumë se në 2023


Dita Botërore e Ligatinave synon ndërgjegjësimin mbi rëndësinë që kanë ligatinat në ruajtjen e biodiversitetit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bën të ditur se këtë vit, numërohen 13 mijë shpendë ujorë dimërues më shumë se viti që shkoi.

Sipas MTM-së, ligatinat janë, oaze të rëndësishme të biodiversitetit.

Ligatinat janë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që sigurojnë një larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.

E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat, megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.

Shumë pak vetë e dinë se në 3% sipërfaqe ligatinore në bregdet, përmblidhen 75% e vlerave të biodiversitetit.

2 Shkurti i çdo viti është Dita Botërore e Ligatinave. Kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it.

Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë u zhvillua në 18-19 janar 2025 Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues, një ngjarje e rëndësishme për vlerësimin dhe monitorimin e popullatave të këtyre shpendëve gjatë dimrit.

Ky aktivitet madhor u realizua nga specialistë të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura, ekspertë ornitologë dhe vullnetarë, të cilët u vendosën në 34 pika të përcaktuara për numërimin e shpendëve, për të realizuar një studim të jashtëzakonshëm që ka përfshirë Shqipërinë për 32 vjet me radhë.atsh



Source link