
Postuar: Shkurt 10, 2025 | 8:54
Të enjten në Kupë luajti me temperatura dhe më pas mungoi në stërvitje.Portieri Aldo Teqja është në dyshim edhe për ndeshjen e sotme me Teutën dhe nëse ai nuk ia del, mund të luajë Tomas Kiri. Kujtojmë që blutë kanë të dëmtuar prej disa javësh edhe portierin titullar Edmir Sali. Vlonjati ka nisur stërvitjen, por nuk është ende gati. Në dy ndeshjet me Skënderbeun ka munguar edhe sulmuesi Mandela për dëmtim dhe ai po ashtu rrezikon të mungojë edhe sot.
Për kapitenin Dita trajneri Daja ka thënë se mund të jetë në stol. Mungesë e sigurt për ndeshjen e sotme është ajo e Jorgo Meksit, i skualifikuar për shkak kartonësh. Vendin e tij pritet ta marrë Maliqi.PANORAMASPORT.AL
