
Inflacioni i ushqimit gjatë qeverisjes së LSDM-së ka arritur edhe mbi 30 për qind, ndërsa sot është shumë më e ulët, në tre për qind, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve.
“Më pak se të gjithë keni të drejtë të komentoni për shpenzimet dhe për shpenzimet e udhëtimit në të cilat administrata në Ministrinë e Mbrojtjes e latë në të njëjtin nivel me deputetët, ndërsa konsideroj se nuk duhet të jetë kështu. Ju bëj thirrje të jepni një propozim të qëndrueshëm, konstruktiv që nuk cenon integritetin dhe dinjitetin e deputetëve dhe nuk ka asnjë problem, do ta zgjidhim”, i tha Dimitrievska Koçoska deputetes Sllavjanka Petrovskës nga LSDM-ja e cila e shtroi pyetjen.
Ajo vlerësoi se shpenzimet e punës janë të njejtë për të gjithë deputetët.
Për vërejtjet për komentet e saj për vlerën e shportës së konsumit minimal, Dimitrievska Koçoska tha se në përputhje me të dhënat nga regjistrimi i fundit familja mesatare në këtë vend ka tre, dhe jo katër anëtarë. Ajo theksoi se familja e saj prej katër anëtarësh blen bizele të ngrira në një nga marketet më të lira, e jo bizelet që janë më të shtrenjta se 100 denarë për të njëjtën peshë si ato të ngrira që janë shumë më të lira. Siç tha, nuk blen as bizele të konservuara, sepse nuk është vetëm, në familje janë katër anëtarë. Në komentin e saj, siç tha, ka komentuar edhe për qumështin që e shpenzon një familje në muaj.
“Ndonjë familje mund edhe 18 litra qumësht, megjithatë ka edhe të tillë që nuk pinë qumësht”, tha Dimitrieska Koçoska.