Deri në orën 11:00 – Votuan 8.58 % e qytetarëve


Deri në orën 11:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vijuar pa ndonjë problem.

“Është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë  problem. Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 qind e qytetareve apo mbi 169 mijë votues. Sipas informacioneve të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë kemi pasur disa problem me qendrat e vendvotimit me kusht, probleme me user ka pasur”, tha ai.



Source link