
Dje në Nion Milani mësoi rivalin për play off-et e Champions-it. Përballë do të jetë Fejnordi me të cilin klubi është edhe në kontakt për tranasferimin e Santiago Gimenezit.Vetëm dy precedentë mes këtyre skuadrave që datojnë në sezonin 1969-70 në turin e dytë të asaj që dikur quhej Kupa e Kampioneve. Asokohe Fejnordi kualifikohej me rezultat të përgjithshëm 2-1 falë suksesit 2-0 në Roterdam dhe humbjes minimale në “San Siro” (1-0) në ndeshjen e kthimit. Megjithatë, lajmi i ditës tek kuqezinjve nuk ishte shorti, por situatat dhe tensionet brenda ekipit me krisja të forta mes trajnerit dhe organikës.
POZICIONI I TRAJNERIT – Thashethemet te Milani nisën që në mëngjes dhe ishin të pritura me njëfarë mënyrë sepse pritej të ishin për merkaton, por rezultuan për një të ardhme që nuk na qenka aq e sigurt. Përkundrazi, në dilemë të të fortë. Mjaft për të këshilluar Milanin të bëjë një lëvizje vendimtare për të theksuar se Serxho Konseisao nuk është për diskutim. Klubi ka besim maksimal tek ai. Me pak fjalë, derbi nuk do të jetë ndeshja e fundit e portugezit në stolin e kuqezi, edhe në rast të një rezultati negativ. Revolucioni që po trondit Milanin në këto orë, pra nuk përfshin trajnerin. Çka, përkthyer, do të thotë se humbja në Zagreb sigurisht që lëndoi, por nuk e shtyu bordin drejtues të merrte vendime drastike për menaxhimin teknik.
BALLAFAQIM ME PASOJA Megjithatë, ka ende zëra për tension mes ekipit dhe trajnerit. Siç raporton “La Repubblica”, të enjten pasdite e gjithë skuadra u thirr në “Milanello” për tu ballafaquar me Furlanin, Monkadën dhe Ibrahimoviçin lidhur me situatën dhe nga në të takim u hasën disa fraktura të rëndësishme. Me sa duket ndër më të pakënaqurit është Alvaro Morata, i cili në Kroaci pas zëvendësimit pati një debat me trajnerin. Morata mori atë që donte dhe këtë fundjavë zbarkon në Turqi, por sigurisht nuk është i vetmi i pakënaqur. Linja e ashpër e portugezit, veçanërisht të bërtiturat gjatë mbledhjeve teknike, nuk do t’i pëlqejë shumë bashkëlojtarëve të tij, përfshirë Teo Hernandez, i cili ka vendosur të qëndrojë për momentin dhe Pulisiç, i cili gjithashtu kishte folur për këtë gjatë konferencës kundër Dinamos (“Çfarë të them… trajneri ka ton shumë të fortë”).
PA ALTERNATIVA Gjithsesi, në “Casa Milan” betohen se Konseisao është i paprekshëm dhe kandidatët për ta zëvendësuar atë që u shfaq mëngjesin e sotëm në Tuttosport, do të duhet të presin një mundësi tjetër. Në “Milanello” nuk kanë plane pritjeje për Maks Alegrin, por as Terziç e Xavi, sa për të përmendur trajnerët e përfolur nga disa media.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
