DEL FOTOJA… Ilnisa Agolli konfirmon romancën e re për Shën Valentin? Nuk i ndal “kunjat” edhe per Meritonin…


Edhe pse ndarja e saj me moderatorin Meriton Mjekiqi

 

 

është ende e freskët, gazetarja Ilnisa Agolli ka lënë të kuptohet se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, ajo është shfaqur e rrethuar me tullumbace në formë zemrash, lule, çokollata dhe një arush të madh, duke ngritur dyshime se ka një tjetër mashkull në krah.

Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që i ka bërë këto dhurata, mbishkrimi i saj “Të zgjasë sa të dojë” duket si një thumb për marrëdhënien e saj të shkurtër me Meritonin.

Nga ana tjetër, edhe jeta private e moderatorit nga Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes. Prej kohësh përflitet për një romancë të tij me modelen e njohur, Iren.

Në një intervistë të fundit, kur u pyet për këtë lidhje, Meriton nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por la vend për interpretime duke thënë: “Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

 

 

Ndërkohë, ai ka konfirmuar përfundimisht ndarjen me Ilnisën, duke pranuar se nuk kanë më kontakte dhe madje as nuk janë uruar për festat e fundvitit.



Source link