DeepSeek nxiton të lançojë modelin e ri të inteligjencës artificiale


DeepSeek po përpiqet të shfrytëzojë avantazhin e fituar me linçimin e modelit R1 në Janar. Startupi Kinez nxiti një shitje 1 trilionë dollarë të aksioneve teknologjike në mbarë botën muajin e kaluar duke lançuar një model që tejkalonte në performancë shumicën e produkteve konkurrente perëndimor me një kosto disa herë më të ulët.

Tani firma teknologjike nga Hangzhou po shtyn përpara planet për lançimin e modelit pasues R1 sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

DeepSeek kishte planifikuar lançimin e R2 në fillim të muajit Maj por tani dëshiron ta sjellë sa më parë të jetë e mundur. Kompania shpreson që modeli i ri do të prodhojë kod kompjuterik më cilësor dhe të mund të “mendojë” në gjuhë përtej asaj Angleze. Detajet e afateve të lançimit të R2 nuk janë raportuar më herët.

Rivalët ende po përpiqen të kuptojnë implikimet e R1, i cili u zhvilluar me çipe më pak të fuqishme të Nvidia por është po aq konkurrues sa modelet e zhvilluara nga gjigantët Amerikanë të teknologjisë me kosto qindra miliarda dollarë.

R2 përbën një shqetësim për qeverinë Amerikane e cila a ka bërë lidershipin në AI prioritet kombëtare. Lançimi i tij më tutje do të forconte pozitat e autoriteteve dhe kompanive Kineze ndërsa dhjetëra kompania e institucione kanë filluar integrimin e DeepSeek në produktet e tyre.

Shumë pak dihet për DeepSeek, themeluesi të cilës u bë miliarder përmes fondit të tij High-Flyer. Liang Wenfeng, përshkruar nga punëdhënësi i tij i fundit si një introvert, nuk ka folur për median që prej Korrikut të 2024.

Një nga punët e tij të para ishte drejtimi i një departamenti kërkimi në një firmë imazherie inteligjente në Shangai. Shefi i tij i atëhershëm, Zhou Chaoen, i tha medias shtetërore më 9 shkurt se Liang kishte punësuar inxhinierë algoritmesh fitues të çmimeve dhe kishte funksionuar me një “stil të sheshtë menaxhimi”.

Në DeepSeek dhe High-Flyer, Liang në mënyrë të ngjashme ka shmangur praktikat e gjigantëve Kinez të teknologjisë të njohur për menaxhimin e ngurtë nga lart-poshtë, pagat e ulëta për punonjësit e rinj dhe “996” – duke punuar nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 për gjashtë ditë në javë. /PCWorld Albanian





Source link