De Bruyne largohet nga Manchester City në fund të sezonit


Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, duket se ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

Sipas SkySport, ai do të largohet nga citizenët në fund të sezonit si agjent i lirë.

Futbollisti belg u bë pjesë e klubit të Premierligës në vitin 2015, dhe si duket tani ka vendosur të ndryshojë ambient.

De Bruyne mban vendin e titullarit në ekip dhe ka kontribuuar shumë në sukseset e klubit.



Source link