Daja po vuan si unë te Dinamo për…

Screenshot 2025 02 28 182129

Daja po vuan si unë te Dinamo për…

[ad_1]

Dritan Mehmeti ka folur në intervistë për “Sport News” në “News 24”. I pyetur nga gazetarja Trevisa Tufa, ish-trajneri i Dinamos analizon situatën e Superiores.

Screenshot 2025-02-28 182129

Mehmeti ndalet te Dinamo ku tregon problemin në qendrën e mbrojtjes, të cilin vetë ai thotë se e ka hasur si Ilir Daja.

-Mehmeti, pse tani edhe ekipet e mëdha vlerësojnë Kupën, meritë e skemës, apo frika se në “Final Four” janë thjesht dy ndeshje, asgjë nuk është e sigurt…

Mendoj që Kupa është një bonus shumë i mirë, sepse edhe kampionati me formulën e tij në njëfarë mënyre eshte kthyer si format kupe. Me dy ndeshje mund te marrësh kampionatin. Kupa nuk është e rëndesishme vetëm si trofe, por edhe në aspektin ekonomik, pasi edhe bonusi është më i lartë për skuadrën që merr kupën.

 -Fakti që në gjysmëfinale u kualifikuan 4 ekipet e para, duket sikur këtë fund sezoni do të shohim dy herë “final four”, në Kupë dhe kampionat, çfarë impakti mendon se do të ketë?

Normalisht është e veçantë, do të bëhet një luftë me këto skuadra. Futboli është i paparashikueshëm, por 90% këto 4 skuadra do jenë në finale. E veçanta është që këtë vit po këto 4 skuadra do luajnë për të dy trofetë. Më pas aty do bëhet diferenca, sikundër vjet me Egnatian që i fitoi të dy trofetë.

-Mendon se Elbasani mund ose ndonjë ekip tjetër mund të prish këtë konfigurim aktual, pret Partizanin këtë javë dhe diferenca është vetëm 9 pikë…

Elbasani ka qenë afër 4 skuadrave të para. Ka bërë hapa fals, por ka rritje në lojë. Kjo është java më deçizive për t’i bërë presion 4 skuadrave të para. Nëse Elbasani fiton atëherë mund të rihapet gara për 4 vendet e para duke qenë se do të ngushtohej diferenca.

 -I duhet një trajner Partizanit tani, apo mund të luajnë sezonin me Abilialiaj në stol?

Sipas situatave që kanë ndodhur te Partizani, duke ditur që Abilaliaj si drejtor sportiv ka patur plotëfuqinë e vendimmarrjeve për të zgjedhur lojtarë, mendoj që drejtuesit kanë bërë zgjidhjen e duhur. Abilaliaj e njeh mirë skuadrën, lojtarët, ai e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër, ndaj mendoj se eshte zgjedhja e duhur. Shpresoj qe Partizani të rikthehet, megjithese ka larguar lojtarë të rëndësishëm. Duhet të kuptojmë se kur ka kërkesa për lojtarët në merkato, është e vështirë të mbash lojtarë ne ekip, kur ata nuk janë 100% në aspektin mental dhe fizik për të qëndruar. Në këto raste është zgjidhja më e mirë për të dyja palët që këto lojtarë të largohen me marrëveshje, pavarësisht se ata kanë bërë diferencën deri tani.

 -Si pjesë e Dinamos, si e sheh ekipin e Ilir Dajës në garë, a mund të konkurrojnë në të dy frontet, vetë Daja u shpreh se fokusi kryesor është te final four…

Unë kam bërë fazën përgatitore me Dinamon. Sikundër ka thënë edhe trajneri Ilir Daja, kërkesat duhet te jenë të studiuara. Edhe Daja po vuan mungesën e 2 qendërmbrojtësve, sikundër i bëra edhe unë në nisje të sezonit, duke vendsour aty lojtarë të improvizuar. Një skuadër që lufton për të dy trofetë duhet të ketë një grup të plotë, duhet të ketë alternativa. Dinamo ka shumë cilësi në mesfushë edhe në sulm, por në aspektin difensiv duhet të kishte bërë lëvizje më të studiuara. Tani është pjesa më e ngarkuar e sezonit, ndaj tani Dinamo do duhet të tregojë se si do të menaxhojë ngarkesat dëmtimet, ndaj edhe Daja ka theksuar se skuadra e tij do të fokusohet në njërin nga dy trofetë, por ndërkohë Dinamo është një skuadër që duhet të luftojë për të dy trofetë.

 -Mjafton vetëm Europa këtë sezon për Dinamon për të quajtur pozitiv?

Per të qenë i sinqertë Dinamo ka kaluar tranzicion shumë të madh, erdhi në Superligë, ra në Kategorinë e Parë, u ngjit sërish, ndaj mendoj se objektivi më minimal është të marrë pjesë në kupat e Evropës. Duke ditur grupin që Dinamo ka, trajnerin me eksperiencë si Daja, stafin, presidentin shumë korrekt si dhe kushtet shumë të mira, mendoj se është momenti për të pretenduar trofe.

 -Luan me Tiranën në derbi këtë fundjavë, çfarë ndeshje pret, kë sheh favoritë?

Gjithmonë derbet pavarësisht situatave që kalojnë skuadrat, ato nuk mund të parashikohen. Tirana nuk vjen në momentin e saj më të mirë, Dinamo ka një bonus më shumë emocional pas kualfikimit në Kupë dhe ndeshjes në kampionat me Laçin, por e kam të vështirë të zgjedh një favorit. Është ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kemi ardhur në një pikë të vështirë të kampionatit, ku çdo skuadër ka nevojë për pikë dhe kjo e bënë edhe më atraktive këtë ndeshje që ta shijojmë.

-Sa rrezikon Tirana këtë sezon?

Mendoj se rrezikon shumë. Kjo është e bukura e kampionatit. Elbasani për shembull ka 31 pikë, Skënderbeu 23. Elbasani mund t’i bëje presion 4 ekipeve te para, por edhe mund të rrezikojë, se me 2 humbje mund të luftojë më pas për qëndrimin në Superligë. Diçka e tillë e bën edhe më të bukur kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline







[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.