Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së


Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka folur edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, në konferencën e Ambasadorëve të BE-së për vitin 2025.

Costa në fjalimin e tij ka përmendur gjashtë shtetet e Ballkanit Përëndimor, si dhe Ukrainën e Moldavinë, duke thënë se e ardhmja e tyre është brenda BE’së. Ai ka thënë se ka momentum të ri për zgjerim.

“Është gjithashtu e qartë se zgjerimi është investimi më i mirë gjeostrategjik në paqen, sigurinë dhe stabilitetin tonë që ne të gjithë mund të bëjmë. Me Ukrainën, Moldavinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sepse e ardhmja e tyre qëndron brenda Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se Bashkimi Evropian është tërheqës dhe i fuqishëm. Tani kemi një momentum të ri për zgjerim, le të krijojmë kushtet e nevojshme, nga të gjitha anët, për të përfituar”, ka thënë Costa.



Source link