
ChatGPT kapërceu 400 milionë përdorues aktivë në javë. “Jemi shumë të lumtuar që ti shërbejmë 5 përqind të botës çdo javë,” tha COO i OpenAI në rrjetin social X.
Kjo statistikë është dyfishi i bazës javore të përdoresve që kompania raportoi në Gusht të 2024 e cila në vetvete ishte dyfishi i shifrës së publikuar në Nëntor të 2023.
Arritja e objektivit më të fundit vjen në një kohë kur asistenti AI përballet me konkurrencën e rivalëve si DeepSeek i cili hodhi hije dyshimi mbi kapacitetet dhe kostot e mjeteve ekzituese lider të inteligjencës artificiale.
Kjo bëri që OpenAI të mendojë thjeshtimin e modeleve të ChhatGPT në mënyrë që përdoruesit mos të përballen me një mori zgjedhjesh kur i drejtojnë një pyetje asistentit. Gjithashtu GPT-4.5 dhe GPT-5 do të jenë të disponueshëm së shpejti në ChatGPT dhe API.
Me GPT-5 duke u vënë në dispozicion të përdoruesve pa pagesë të OpenAI, ChatGPT duket i gatshëm të vazhdojë të zgjerojë bazën e tij të audiencës në muajt e ardhshëm. /PCWorld Albanian