
Mijëra përdorues të chatbotit shumë popullor AI ChatGPT raportuan probleme me qasjen në shërbim sipas uebsajtit të gjurmimit të ndërprerjeve DownDetector.
OpenAI ende nuk ka reaguar në lidhje ma ndërprerjen e shërbimit për përdoruesit në mbarë botën raportojnë probleme në dy ditët e fundit ndërsa sot prej 12:30 me orën tonë lokale, uebsajti është i paaksesueshëm.
Mbi 5,600 raportime janë bërë në Britani ndërsa në SHBA rreth 4,300. Përdoruesit hasen me një mesazh gabimi “Bad Gateway” kur përpiqen të aksesojnë uebsajtin dhe aplikacionin.
Edhe ditën e djeshme pati raportime për probleme me aksesin ndërsa në dy orët e fundit mbi 10 mijë raportime janë dërguar në DownDetector. /PCWorld Albanian