Çfarë duhet të dini për mëlçinë e dhjamosur, jo për shkak të alkoolit

melci

Për “mëlçinë e dhjamosur jo për shkak të alkoolit” është e vështirë të flitet në pak minuta, por do shtoja disa informacione shumë të rëndësishme sa më poshtë:

Dhjami në mëlçi më parë është njohur si komplikim i konsumit të tepruar të alkoolit, për shkak se etanoli është toksik per mëlçinë dhe mëlçia lë gjithë punet e tjera dhe merret vetem me detoksikimin prej saj. Në këtë mënyrë, yndyrnat dhe sheqernat depozitohen në formën e treglicerideve.  Por sot po shihet rritje drastike e rasteve me mëlçi të dhjamosur në persona që nuk konsumojnë alkool.

Shkaku kryesor mendohet konsumi i tepruar i ushqimeve të përpunuara të cilat janë të pasura në fruktozë, sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Rastet e mëlçisë së dhjamosur po vërehen shumë shpesh edhe te fëmijët.

Konsumi i lartë i shqerit, sidomos fruktozës që gjendet në pijet e gatshme dhe gjithë ushqimet e përpunuara, i thotë trupit “koha për rezerva” dhe shkakton rritje të acidit urik, rritje të depozitimit të dhjamit në mëlçi ulje të prodhimit të energjisë dhe rritje të oreksit. Në këtë mekanizëm futet edhe kripa, me një efekt të ngjashëm.

Depozitimi i dhjamit në mëlçi shkakton insulino-rezistencë dhe hipertension. Të dyja këto, i duheshin organizmit për të përballuar urinë. Kafshëve si arinjte ju duhej për të përballuar letargjinë. Ne sot, e vetmja gjë për të cilën na shërben është për të na sëmurë.

 

BURIMI I LAJMIT

#Çfarë #duhet #të #dini #për #mëlçinë #dhjamosur #për #shkak #të #alkoolit
#Çfarë #duhet #të #dini #për #mëlçinë #dhjamosur #për #shkak #të #alkoolit