
CEO i Bybit zbuloi se bursa e kriptomonedhave ka arritur të mbyllë defiçitin prej 1.4 miliardë dollarësh Ethereum që u vodhën të Premten nga një prej hakimeve më të mëdha në historin e kriptoaseteve.
Ben Zhou konfirmoi gjetjet e Lookonchain se Bybit kishte arritur të mbyllte plotësisht boshllëkun e ETH. Sipas Lookonchain, bursa bleu një total prej 446,870 ETH me vlerë 1.23 miliardë dollarë përmes huadhënies, depozitës së balenave dhe blerjeve direkte duke lejuar platformën që të zëvendësojë 88 përqind të fondeve të vjedhura javën e kaluar.
Të Premten, industria u trondit pas lajmit se grupi i hakerëve shtetëror të Koresë së Veriut quajtur Lazarus kishte shfrytëzuar një boshllëk sigurie në portofolin e ETH të Bybit duke vjedhur 1.4 miliardë dollarë ETH dhe stETH.
Të dhënat e CoinGecko tregojnë se Ethereum ra me 3.3 përqind në 24 orët e fundit në 2,707 dollarë ndërsa asetet e përgjithshme të Bybit qëndrojnë në 10.81 miliardë dollarë sipas DefiLlama.
Në cicërimën e tij, Zhou siguroi gjithashtu përdoruesit se një raport i ri i provës së rezervave do të publikohej së shpejti, duke demonstruar se Bybit ka rikthyer plotësisht asetet e klientëve të saj me një mbështetje 1:1 duke përdorur pemën Merkle, një strukturë të dhënash e përdorur nga blockchain për të ruajtur të dhënat e transaksioneve. Ditën e Dielë Lookonchain identifikoi një portofol të Bytbit që bleu 157,660 ETH me vlerë 437 miliardë dollarë. Blerja e parë u bë me 22 Shkurt.
Fondet erdhën nga disa kanale të ndryshme përfshirë blerje të mëdha nga firmat e investimit si Galaxy Digital, FalconX dhe Wintermute. Sulmi i grupi Lazarus nisi një eksod tërheqjesh nga bursa ku brenda të Premtes 5.3 miliardë dollarë u tërhoqën. Bybit reagoi menjëherë pas hakimit duke thënë se ka fondet e nevojshme për të mbuluar humbjet. /PCWorld Albanian