Burrelit i ecën në transferta, ia dalim edhe kundër shijakasve


Postuar: Janar 27, 2025 | 11:16

Pas fitores në transfertë me Besën, Erzeni i drejtuar nga trajneri Ergys Luga sot në orën 12:00 do të kërkojë fitoren e dytë, ku në “Arenën e Demave” në kryeqytet do të presë Burrelin.fhNë prag të kësaj sfide, për “Panorama Sport” trajneri Luga u shpreh: “Klubi vendosi që të luanim në stadiumin e Partizanit, pasi ekipi aty ka luajtur edhe në Superiore. Është diçka e mirë, sepse fusha të lejon të luash futboll. Ndjej keqardhje që nuk luajmë dot në Shijak, ku do të kishim pasur një mbështetje masive. Tifozët janë frymëmarrja jonë. Burreli është një kundërshtar shumë i fortë dhe ka skuadër të mirë. Detyra jonë është të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Duhet të jemi të disiplinuar taktikisht, të vlerësojmë çdo mundësi që do të na jepet, por pikët janë të vlefshme. Objektivi ynë është të qëndrojmë në Kategorinë e Parë. Në ekip kam djem që duan të punojnë fort dhe pas fitores me Besën serioziteti është shtuar më shumë. Në stërvitje i shoh të angazhuar për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë. Si trajner dua të realizojë objektivin me skuadrën e Erzenit”, u shpreh trajneri Luga. ALBERT ALIKO

Burreli do të luajë sot në transfertë përballë Erzenit dhe objektivi i vetëm i matjanëve është marrja e tre pikëve. Kapiteni Florenc Farrku në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pohoi se matjanët janë të motivuar për duelin me shijakasit dhe si ekip e dinë si fitohet në transfertë.

“Java e fundit ishte e vështirë për ne, pasi humbja ndaj Apolonisë ndikoi psikologjikisht, duke na prishur disi rrugëtimin pozitiv të 8 javëve të mëparshme. Jo për justifikim, por mungesa e disa titullarëve për shkak virozash kanë ndikuar jo pak. Situata është tejkaluar dhe gjithçka është rikthyer në normalitet. Nuk kemi probleme fizike as dhe gripale. I gjithë grupi është i gatshëm për Erzeni. Jemi fokusuar dhe kemi punuar mirë në çdo detaj. Me çfarë pamë javën e fundit, Erzeni ka ndryshuar ndaj dhe e kemi vlerësuar maksimalisht. E dimë se do të na presë një ndeshje e fortë, por mbështetur në forcën e grupit, do t’ia dalim me sukses. Kjo ndeshje do të ndikojë shumë në ecurinë tonë në lidhje me realizimin e objektivave. Në transfertë kemi bërë mirë dhe kam besim se do ta realizojmë edhe me Erzenin”, u shpreh Farruku. MARTIN DEDAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline









Source link