BlueSky dhe X integrojnë versionet e tyre të TikTok në aplikacione


Ndërsa TikTok po zvarritet për tu rikthyer online në SHBA, paqartësia rreth platformës së videove me metrazh të shkurtër ka krijuar mundësi për Bluesky, X dhe platformat e tjera rivale.

Në orët e fundit, të dy platformat e medias sociale kanë prezantuar veçori të reja, përfshirë tabe të dedikuara për përmbajtjet video duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të zbulojnë dhe të shohin video vertikale në aplikacionet respektive.

Ditën e djeshme Instagram prezantoi një rival të CapCut – video editori në pronësi të kompanisë mëmë të TiktTok, ByteDance – vetëm pak orë pasi platforma Kineze doli offline.

Tabet në fjalë janë të disponueshme për përdoruesit Amerikanë dhe shfaqen në shiritin e navigimit në fund të ekranit. /PCWorld Albanian





Source link