“Bizhutë e bashkeshortes se kryebashkiakut justifikim”, Blushi: Arrestimi i Veliajt me regji nga struktura kriminale SPAK


I ftuar në studion e FaxNews ka qenë i ftuar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj e ka cilësuar regji e SPAK.

Në intervistën e tij me gazetarin Albi Rakip është shprehur akuzat e Veliaj nga SPAK janë përpjekje për të amnistuar përfshirjen e tij në Dosjen 5 D, në aferën e inceneratorëve etj.

“Në vlerësimin tim Erion Veliaj nuk duhet që të qëndronte më në atë karrige. Sa i përket asaj që ju e cilësoni si ngjarje të veçantë unë dua të ndalem në disa momente kur theksoj se është një arrestim shumë i vonë. Në 2017 u bë publike firma inekzistente e inceneratorit të Tiranës.

LEXO EDHE: A do të jetë Veliaj në një qeli me Metën?Ja si përgjigjet Tedi Blushi

Ky arrestim është një përpjekje e drejtësisë me regjie e një strukture kriminale, është përpjekje për ta amnistuar nga kreu i 5D, nga perfshirja ne inceneratorin e Tiranes etj.. Përpjekja e SPAK për ta orientuar hetimin drejt fustaneve të bashkëshortes së Erion Veliajt. Sot është 105 vjetori i kryeqytetit të Tiranës dhe është më shumë se kurrë koha për drejtësi të vërtetë, drejtësi që nuk sposton vëmendjet e qytetarëve te aksesoret bashkëshortes. Sot çdo familje që jeton me ndihmë në familje dhe që ndihmohen me shuma qesharake nga bashkia duhet të dimë të gjithë aferat”, ka thënë ai.

Sipas Blushit arrestimi i Veliajt ishte me plan të Edi Ramës. Ai thekson se  para zgjedhjeve mund të kemi edhe arrestimin e personave të tjerë mes të cilëve edhe Belinda Balluku.



Source link