Bitcoin ra nën 89 mijë dollarë mëngjesin e së Martes

#image_title


Bitcoin ra nën 89 mijë dollarë në orët e para të mëngjesit në Europë pasi kontratat futurës të Nasdaq sinjalizuan humbje të mëtejshme të vlerës së aksioneve teknologjike ndërsa forcat e jenit Japonez shkaktoi shqetësime për ripërsëritje të kolapsit të muajit Gusht 2024.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra në 88,500 dollarë, një nivel i paparë që prej muajit Nëntor. Nasdaq Futures ranë me 0.3 përqind duke sinjalizuar një ditë të tretë me radhë me humbje.

Indekset teknologjike kanë rënë me 4 përqind që prej 18 Shkurtit. Jeni Japonez po tregtohej me 149.38 për dollar dhe ditën e Hënë u duk se do të sfidonte nivelin rekord 148.84 dollarë. Monedha Japoneze është forcuar me 6 përqind përballë lajmeve se Banka e Japonisë do të rrisë interesat.

Një situatë e tillë ka rikthyer në kujtesë kolapsin e muajit Gusht ku Bitcoin dhe mbarë asetet teknologjike ranë ndjeshëm. Asokohe bitcoin ra nga 65,000 dollarë në 50 mijë dollarë brenda ditës.

ETH ra me 10.67 përqind në 24 orët e fundit në 2,403 dollarë në këto momente që shkruajmë. Humbjet e XRP dhe Solana ishin në nivelet 14 përqind dhe 16 përqind në 24 orë për tu tregtuar me 2.19 dollarë dhe 138.32 dollarë respektivisht.

/PCWorld Albanian





Source link