
Një këshilltar i Bankës Qendrore Europiane (ECB) ka përsëritur qëndrimin negativ të bankës lidhur me krijimin e një rezerve strategjike Bitcoin nga shtetet.
“Rezerva shtetërore Bitcoin janë një ide e rrezikshme,” tha këshilltari i ECB Jurgen Schaaf. Sipas tij ndërsa bën sens që qeveritë të krijojnë rezerva për burimet e energjisë si nafta dhe gazi, nuk ekziston një nevojë ekonomike për Bitcoin sepse kriptomonedha nuk ka një nevojë reale e as përdorim të dobishëm.
Pozicioni i Schaaf është në një linjë me deklaratat e fundit të presidentes së ECV Kristine Largarde e cila u shpreh e bindur se Bitcoin nuk do të hynte asnjëherë në rezervat e bankave qendrore.
Schaaf kundërshtoi idenë që ECB duhet të shtojë BTC në rezervat e saj. Ai tha se ekzistojnë lloje të ndryshme rezervash strategjike, të tilla si grumbullimi i lëndëve të para, të cilat mund të çlirohen gjatë krizave për të shmangur çmimet më të larta për importet.
Sipas Schaaf, ka një sërë faktorësh që e bëjnë Bitcoin një “aset të papërshtatshëm për bankat qendrore”, duke përfshirë “paqëndrueshmërinë ekstreme, përdorimin e paligjshëm dhe ndjeshmërinë ndaj manipulimit”.
/PCWorld Albanian