Berisha dhe Spiropali përplasen në Kuvend , tensionet rriten mes dy palëve


Gjatë seancës plenare, Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit, ndërpreu fjalën e Sali Berishës për shkak të skadimit të kohës. Albana Vokshi i dhuroi Berishës 10 minuta të saj, dhe kreu i PD-së reagoi duke i thënë Spiropalit të “kënaqej për herë të fundit”, duke e paralajmëruar se do të përfundonte si Erion Veliaj, pas hekurave. Në kundërpërgjigje, Spiropali theksoi se, po të mos ishte në detyrën e kryetares, do të kishte reaguar ndryshe.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Përfundoni zoti Berisha

Berisha: Më lejoni pra, është radha jonë.

Spiropali: Ka mbaruar koha? E Albana Vokshit?

Berisha: U kanqe që nuk flet Albana Vokshi. Kënaqu për herë të fundit, se te Erioni do shkosh.

Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart, se ta ktheja përgjigjen ndryshe. Po të jap kohën, mos abuzp

Berisha: Elisa, pëllumbesha, më lër të flas tani, mos mi merr minutat. Mos më ndërhy më se nuk ke për të më ndërhyrë. Je një delinkuente

Spiropali: Përfundo fjalën, boll me atë gjuhë.

Berisha: Mos ndërhy pra



Source link