Bekim Qoku i VLEN kritikon kolonat në Bllacë: e papranueshme dhe acaruese, tmerr!


“Është tmerr”, kështu i përshkroi kolonat në Bllacë, deputeti Bekim Qoku që sipas tij, është e papranueshme dhe acaruese të pritet kaq gjatë në kufi. Tha se marrëveshja me Kosovën duhej të zbatohej më 1 janar por që ka probleme teknike.

“Mundohem sa më shumë mos e përdor pasaportën diplomatike se dua ta ndjej tmerrin që po ndodh në kufi, është vërtetë e papranueshme. Është acaruese që duhet të pritet kaq gjatë në kufi. Ne kemi një marrëveshje ndërqeveritare që duhej të zbatohej me 1 janar po siç duket ka vështirësi në anën teknike. Unë jam përpjekur dhe liderët e VLEN-it, që të ndikojnë dhe të realizohet sa më shpejtë ky One stop shop në vendkalimet kufitare dhe besoj që shumë shpejt do të bëhet dhe do instalohet”, tha Bekim Qoku.



Source link