Bashkë jemi më të fortë


Postuar: Janar 12, 2025 | 12:43

Lautaro Martinez ka dhënë një mesazh për skuadrën e Interit dhe tifozët zikaltër pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Milanit.

LAUTAROOO GOLI

Kapiteni i zikaltërve ka bërë një postim në rrjetet sociale duke qenë me të gjithë skuadrën e përqafuar. “Bashkë jemi më të fortë”, shkruan Lautaro si për të treguar se ekipi në këto momente është bashkë dhe duhet që këto vështirësi t’i kalojnë duke bërë gjithçka në fushën e lojës dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin për të pasur sa më pak probleme.

Kapiteni i Interit gjithashtu mori fjalën edhe në fundin e finales duke thënë se skuadra do të dijë të reagojë dhe të ringrihet shpejt në këtë moment delikat të sezonit, i cili e sheh me shumë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link